fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kur do ta kemi Qeverinë e re, LVV-2?

Publikuar

Na ndajnë pak orë nga seanca konstitutive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Edhe pse nuk është konfirmuar nga zyrtarët e partisë fituese, mediat kanë raportuar se sot do të formohet edhe Qeveria Kurti.

Qeveria Kurti mund të formohet në të njëjtën ditë kur konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendin e Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Edhe në Qeverinë Kurti 1, Lista Serbe nuk kishte qenë pjesë e koalicionit qeverisës, por siç ia garanton edhe Kushtetuta, kjo parti që përfaqëson komunitetin serb, kishte udhëhequr dy ministri.

Më 22 mars, kryetari i Kuvendit, që njëkohësisht bëhet edhe ushtrues detyre i presidentit ka kompetenca të plota ta dekretojë si mandatar për kryeministër, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Albert Krasniqit nga “Demokracia Plus”, të zgjedhurit e popullit nuk kanë ndonjë rregull kushtetues ose juridik që ia përcakton ta zgjedhin presidentin, para ekzekutivit.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021