fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Kupa e Azisë/ Arabia Saudite e Mancini-t eliminohet, Koreja e Jugut e Klinsmann-it kalon në çerekfinale

Publikuar

Koreja e Jugut fiton pas penalltive dhe eliminon Arabinë Saudite nga Kupa e Azisë, ndërsa siguron fazën çerekfinale, me kohën e rregullt që u mbyll me barazimin 1-1.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura, teksa ishte skuadra e Mancini-t ajo e cila gjeti e para rrugën drejt rrjetës, me Radif që zhbllokoi takimin në minutën e 46’.

Ndërkohë Koreja e Jugut, e Klinsmann-it gjeti barazimin në limite, në minutën e 90+9’, duke e çuar takimin në shtesë e më pas edhe te penalltitë.

Më të saktë nga pika e bardhë u treguan koreano-jugorët, teksa skuadra e Arabisë Saudite u  mund pas gabimeve të Al Najei dhe Ghareeb.

Kështu Arabia Saudite e trajnerit Italian Roberto Mancini eliminohet, teksa Koreja e Jugut e teknikut gjerman Jurgen Klinsmann kalon në fazën çerekfinale.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook