fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kundër Korrupsion krenohet me numrin e aktgjykimeve dënuese

5693 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që kontrollit të plotë i janë nënshtruar mbi 900 prej tyre.

Publikuar

Agjencia Kundër Korrupsion gjatë vitit 2020, ka trajtuar 313 raste. Prej tyre 61 janë në proces, 124 kallëzime penale, ndërkohë që janë nxjerr edhe 22 aktgjykime dënues dhe 1 aktgjykim lirues. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Shaip Havolli, i cili shtoi se 111 informata janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit.

“Janë nxjerr 22 aktgjykime dënuese dhe 1 aktgjykim lirues. Sa i përket çështjeve të sinjalizimit, pesë raste kanë qenë gjatë këtij viti të cilat janë trajtuar dhe kanë pasur epilog. 129 zyrtarë përgjegjës kanë raportuar në lidhje me obligimet”, ka thënë ai.

Havolli tha se 5693 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që kontrollit të plotë i janë nënshtruar mbi 900 prej tyre.
“Kanë qenë 160 raste të konfliktit të interesit, në mesin e tyre 33 kanë qenë zyrtarë të lartë. Autoritetet përgjegjëse kanë trajtuar 77 raste”, shtoi ai./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021