fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Kumbulla duket më i lehtësuar”, De Rossi: Më pëlqen skuadra, janë banditë!

Publikuar

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat, atë në transfertë ndaj Salernitanës. I pyetur mbi situatën e të dëmtuarëve, tekniku i verdhekuqve theksoi se Smalling dhe Marash Kumbulla duken më të lirshëm në lëvizjet e tyre në stërvitje ndërsa shtoi se duke nisur nga java e ardhshme mund të marrin më shumë ngarkesë. Ndër të tjera, De Rossi u shpreh se e vlerëson jashtë mase kualitetin e lojtarëve në organikën e Romës.

“Smalling, ashtu si edhe Kumbullën e Renato Sanchez i ndjekim çdo ditë në progresin e tyre. Më duken më të lehtësuar në veprimet e tyre. Ndoshta, duke nisur nga java e ardhshme do të rrisin ngarkesën dhe do të jenë më pranë rikthimit. Megjithatë, nuk e kam të qartë idenë se kur mund t’i kem në dispozicion për t’i aktivizuar.

Lexoni edhe:

Skuadra? Unë e vlerësoj shumë atë që shoh dhe atë që kam në dispozicion. Janë lojtarë me personalitet dhe që skuadrën e kanë dërguar dy herë në finale europiane. Por, gjatë një sezoni ka momente kur gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë. Mua më pëlqen shumë si slogan, “skuadër banditësh”.

Në futboll duhet të jesh cinik dhe i keq. Besoj se kam në dispozicion lojtarë me shumë personalitet. Pastaj janë trajnuar edhe nga një trajner i madh si Mourinho, nuk është se i gjetëm nga hiçi këto futbollistë. Unë kam dhënë disa ide për të marrë sa më shumë pikë, por sigurisht puna ime dhe idetë e mia kërkojnë më shumë kohë për të dalë në pah”, u shpreh De Rossi.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook