fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kryesia me mesazh për deputetët, votoni Vjosën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot do të takojë grupin parlamentar të partisë me të cilët do të diskutojë për çështjen e presidentit, dhe më pas përfundimisht do të vendosin nëse do ta japin votën apo jo për Vjosa Osmanin për presidente.

Publikuar

Grupi parlamentar i LDK-së do të diskutoj të martën më kryesinë e kësaj partie, mundësinë e përkrahjes ose jo të Vjosa Osmanin për presidente. Takimi me grupin e kuvendarëve vjen pas takimit të së hënës se kryesisë, ku ka mbizotëruar qëndrimi që të LDK të qëndroj në Kuvend, në mënyrë që të konstituohet institucioni i presidentit.

Tipografi tashme ka marr vesh qw LDK do tw mundësoj zgjedhjen e Vjosa Osmanit pwr presidente.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot do të takojë grupin parlamentar të partisë me të cilët do të diskutojë për çështjen e presidentit, dhe më pas përfundimisht do të vendosin nëse do ta japin votën apo jo për Vjosa Osmanin për presidente.

Është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili dje pas takimit të Kryesisë e cila zgjati rreth tre orë bëri të ditur se Abdixhiku takon sot deputetët e partisë ku edhe do të merret vendimi për presidentin.

“Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër (sot) do të takohen me grupin e deputetëve që pjesëmarrja në seancë të jetë në frymën kushtetuese dhe duke krijuar frymë dhe angazhim dhe stabilitet politik në këtë vend. Ne do të punojmë që të dalim unanim, na duhet si çdo herë që veprimi jonë i përbashkët të jetë arma jonë politike”, deklaroi Haziri.