Lajme
Kryesia përjashton Sali Berishën nga PD
Të shtunën, para selisë së Partisë Demokratike u mbajt një protestë e thirrur nga Sali Berisha.

Publikuar
1 vit më parëmë

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin e përhershëm të Sali Berishës nga kjo parti.
Vendimi pritet t’i kalohet Këshillit Kombëtar.
Në mbledhje, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit, është vendosur përjashtimi edhe për shtatë anëtarët të Komisionit të Rithemelimit: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.
Ndërkohë janë pezulluar nga partia: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Këlliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.
Të shtunën, para selisë së Partisë Demokratike u mbajt një protestë e thirrur nga Sali Berisha.
Protestuesit tentuan të hapin me forcë dyert e blinduara dhe kanë thyen xhamat. Në mbyllje të protestës ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të vijojnë protestat. /euronews.al/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
