fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kryeprokurori i Speciales: Po shkatërrohen provat dhe po zhduken dëshmitarët

Smith ka deklaruar se si “po pengohet puna e Gjykatës Speciale, po shkatërrohen prova dhe po zhduken dëshmitarë”

Publikuar

Gazeta serbe e cila njihet për afërsinë me pushtetin në Serbi, “Vecernje Novosti”, ka raportuar sot se në një takim me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Siguri të Bashkimit Evropian i cili u zhvillua jashtë syve të publikut, Kryeprokurori i Speciales në Hagë, Jack Smith ka thënë se zyra e tij përballet me sfida të papara.

Siç pretendon “Novosti”, Smithka deklaruar se si “po pengohet puna e Gjykatës Speciale, po shkatërrohen prova dhe po zhduken dëshmitarë”. Për këtë informacion, e përditshmja serbe thirret në një burim të saj në Bruksel, transmeton Gazeta Express.

Siç pretendon gazeta serbe, në një takim të mbajtur rreth dhjetë ditë më parë, Smith tha se bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës ka qenë “zero”, se ai e konsideronte problematike që fillimi i gjykimit të Hashim Thaçit të shtyhej. Ai raportohet të ketë thënë se Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në fillim të gjykimit, ndërsa të pandehurit e tjerë në të njëjtën aktakuzë i ka përmendur si “të dyshimtë”.

Sipas këtyre burimeve, Kryeprokurori u bëri thirrje shteteve anëtarëve të BE-së për të kontribuar në çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve. Në këtë raportim, gazeta serbe thotë se pjesëmarrësve nuk u është lejuar të mbanin asnjë pajisje elektronike në sallë.

Pas këtij informacioni, “Vecernje Novosti” i ka kërkuar Prokurorit Smith përgjigje për disa pyetje në lidhje me datën e pritshme për fillimin e gjykimit të ish-udhëheqësit të UÇK-së dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, opsionet për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe mundësinë që Thaçi të lirohet. Sidoqoftë, u tha që Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk mund të përgjigjej lidhur me Komitetin e BE-së për Politikë dhe Siguri.

Ata, siç raporton “Novosti”, iu referuan dokumenteve në të cilat prokurori kishte deklaruar më parë pikëpamjet e tij mbi gjykimin e Thaçit dhe tre të akuzuarve të tjerë, duke deklaruar se ka propozuar që ai të fillonte në dhjetor të këtij viti.

Më 30 prill, Gjykata e Apelit brenda Gjykatës Speciale i hodhi poshtë kërkesat për lirimin e përkohshëm të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Sidoqoftë, sipas një gjykatësi të Speciales, ata mund të lirohen, nëse mundësohet që të garantohet lirimi i tyre me kusht nga ndonjë vend i tretë. Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha pretendon se garancitë tashmë janë ofruar nga Kroacia, Austria, Sllovenia dhe Izraeli.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021