Lajme
Kryeprokurori i kërkon Gjykatës që rastin Tetaj të mos e shpall si rast të përfunduar

Kryeprokurori i Shtetit ka vendosur që prokurorit të çështjes se vrasjes se Adonis Tetaj nga Deçani, t’ia merr lëndën dhe ta ri caktoj atë te një prokuror tjetër, ndërkohë ka kërkuar nga trupi gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike. Deri tash prokuror i çështjes së vrasjes së Adonisë Tetaj, ka qenë prokurori Agron Uka
“Si Kryeprokuror i Shtetit jam i shqetësuar dhe njëkohësisht i gatshëm që drejtësia të shkojë në vend. Prandaj, për të parandaluar njëanshmërinë dhe për t’iu shmangur paragjykimeve për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, sot kam marrë vendim që brenda kompetencave të mia ligjore të marrë lëndën nga prokurori i çështjes dhe ta ri caktoj atë te një prokuror tjetër”, thuhet të këtë thënë kryeprokurori i shtetit.
Gjithashtu, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së kryeprokurori ka vendosur që të kërkoj nga trupi gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike, konform nenit 357, paragrafi 1 të KPPRK-së.
“Po ashtu, pas vlerësimit të lëndës, të gjithë ata që kanë bërë sjellje eventuale joprofesionale dhe në kundërshtim me ligjin do të përgjigjen për veprimet e tyre. Prandaj është e rëndësishme për të gjithë dhe për publikun e gjerë të kuptohet se Prokurori i Shtetit nuk bënë përjashtim për askënd, pa marrë parasysh se ku punon ose më kë bashkëpunon”, thuhet në njoftim.
Gjatë punës tonë do të bazohemi në ligj dhe do t’i shërbejmë vetëm drejtësisë, duke trajtuar saktësisht dhe tërësisht të gjitha faktet, të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm.
Në anën tjetër, kërkojmë nga të gjithë që të përdorin gjuhë konstruktive, duke mos ndërhyrë në dhënien e drejtësisë.
Si Kryeprokuror i Shtetit, siguroj familjen dhe të gjithë qytetarët se do të angazhohem për drejtësi maksimale për këtë rast./tipografi/
