fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kryente transaksione më fatura fiktive, arrestohet nga policia

Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme.

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shmangie nga tatimi. Policia e Kosovës ka njoftuar se  i dyshuari që është pronar i një firme dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.

“Në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, sot me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967), pronar i një firme. I njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme.