Lajme
Kryeministri i Kosovës, u tregon shqiptarëve të Shqipërisë së kënd duhet ta votojnë
Në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit e gjeni lehtë në fund të fletës, me numrin 13.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar të enjten qytetarët shqiptar të Shqipërisë, që të votojnë sic ka thënë ai për mikun dhe bashkëveprimtarin e tij dhe njëherësh drejtuesin e LVV për Shqipëri, Boiken Abazin. “Boikeni përfaqëson vlerat e një socialdemokracie të re për Shqipërinë – larg pazareve me monopolistët, kundër pabarazisë neoliberale, dhe solidar me qytetarët, aktivistët, punonjësit, të papunët e studentët. Në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit e gjeni lehtë në fund të fletës, me numrin 13, aty ku shkruan ‘Kandidat i Pavarur Boiken Abazi’”, shkruan Kurti në profilin e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Kurtit
Miku e bashkëveprimtari im, Boiken Abazi, garon për deputet në Tiranë. Boikeni është kandidat i pavarur, numri i tij në fletën e votimit është 13.
E njoh Boiken Abazin prej shumë vitesh, e qysh prej 2010 ai ka mbajtur pozita të larta drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Së fundi udhëhoqi Sekretariatin për Marrëdhënie me Jashtë, dhe falë tij, sot organizata jonë është e njohur ndërkombëtarisht.
Boikeni është njeri me etikë të lartë pune. I pakorruptueshëm, por edhe i palodhshëm. Ai është e kundërta e populistit, është njeri i fjalëve shumë të matura, sepse vazhdimisht dëshiron ta mbështesë qëndrimin me argumente të forta logjike.
Boikeni përfaqëson vlerat e një socialdemokracie të re për Shqipërinë – larg pazareve me monopolistët, kundër pabarazisë neoliberale, dhe solidar me qytetarët, aktivistët, punonjësit, të papunët e studentët.
Në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit e gjeni lehtë në fund të fletës, me numrin 13, aty ku shkruan “Kandidat i Pavarur Boiken Abazi”.
