Botë
Kryeministri i Holandës: Hungaria s’ka më punë në BE
“Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE”, tha Rutte, duke arritur në një samit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel. “Por, unë nuk jam i vetmi që e vendos këtë: ka edhe 26 të tjerë [vendet e BE-së]. Kjo duhet të bëhet hap pas hapi”

Publikuar
2 vjet më parëmë

Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, teksa kritikoi Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit homoseksual.
Ligji – të cilin Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor – ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.
Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.
“Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE”, tha Rutte, duke arritur në një samit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel. “Por, unë nuk jam i vetmi që e vendos këtë: ka edhe 26 të tjerë [vendet e BE-së]. Kjo duhet të bëhet hap pas hapi”, tha Rutte.
Orban u tha gazetarëve në Bruksel se ligji është keqkuptuar.
“Ai nuk është kundër homoseksualitetit. Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, tha Orban.
Çështja u shndërrua në tituj lajmesh në të gjithë botën, kur Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) refuzoi këtë javë një kërkesë të qytetit gjerman të Mynihut për të ndriçuar stadiumin e tij me ngjyra ylberi, në ditën që futbollistët e Hungarisë do të luanin me Gjermaninë, në kuadër të kampionatit Euro 2020.
UEFA tha se çështja është politike, ndërsa ajo vetë është organizatë neutrale në aspektin politik dhe fetar.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
