fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kryediplomati kroat viziton të enjten Kosovën, a do të përmendet tema e garancisë?

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryekuvendarin Glauk Konjufcën, kryeministrin Albin Kurtin,

Publikuar

Goran Gerliq Radman

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, do të vijë të enjten për vizitë zyrtare në Kosovë ku do të zhvillojë një seri takimesh bilaterale.

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryekuvendarin Glauk Konjufcën, kryeministrin Albin Kurtin, zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimin dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas ministrisë që drejtohet nga ai, temat e diskutimit janë mbështetja e Kroacisë për Kosovën në rrugën evropiane, ndihma konkrete për Kroacinë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e kontigjentit kroat në KFOR, mbrojtja e diasporës më të vjetër në Kosovë dhe dialogu në Kosovë – Serbi, raporton Direktno.hr, përcjell Klan Kosova.

Ndërkaq, nuk do të flitet për temën e shumëpërfolur rreth asaj se a ka ofruar Kroacia garanci për lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Haga.

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj ditë më parë demantoi raportimet se kinse ky vend ka ofruar garanci për lirimin e Thaçit.

Ishte ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Berisha, i cili pati deklaruar se pas Sllovenisë e Austrisë, edhe Kroacia ofron garanci për të gjykuarit e Hagës, duke theksuar se presidenti kroat Zoran Milanoviq ka ofruar që të jetë garantues te Gjykata Speciale për lirimin e presidentit Thaçi dhe të tjerëve që të mbrohen në liri.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021