Lajme
Krye diplomati gjerman: BE duhet t’ia heq kosovarëve vizat
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk do ta rriste vetëm stabilitetin rajonal por do të hapte gjithashtu edhe rrugën për perspektivat e të dy vendeve për Bashkimin Evropian

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, sot ka folur për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Mass ka thënë se mesazhi gjerman është i qartë.
“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk do ta rriste vetëm stabilitetin rajonal por do të hapte gjithashtu edhe rrugën për perspektivat e të dy vendeve për Bashkimin Evropian”, ka thënë Mass në një konferencë për media, shkruan Gazeta Express.
Krye diplomati gjerman ka thënë tutje se kur flitet për pragmatizëm, atëherë beson që “Bashkimi Evropian duhet përfundimisht që t’ia japë Kosovës liberalizimin e vizave, vendit të vetëm që vazhdon të jetë i përjashtuar nga e drejta për udhëtim në Evropë”, ka potencuar Mass. Ai tutje ka bërë thirrje për bashkëpunim rajonal dhe pajtim.
“Të gjithë njerëzit në Evropë mbajnë barrë historike. Por historia nuk duhet të jetë një pengesë në formimin e një të ardhmeje të përbashkët”, ka shtuar krye diplomati gjerman, shkruan RTK.
Ndër të tjera, Mass ka thënë se përkrahin punën që po bëhet nga Josep Borell dhe Miroslav Lajcak në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
