Pasi dështoi Super Liga Evropiane, e cila u shkatërrua ende pa filluar mirë, tashmë ka nisur të përflitet për krijimin e një tjetër kompeticioni, me të njëjtën formulë.
Këtë herë bëhet fjalë për Super Ligën Ballkanike. “Gazeta Olle” raporton se po mendohet krijimi i këtij kompeticioni, ku do të marrin pjesë 32 skuadra, të gjitha nga Ballkani, të cilat do të ndahen në dy divizione.
Ndeshjet janë menduar të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku katër skuadrat e fundit të divizionit të parë bien në të dytin, ndërsa katër skuadrat e para të divizionit të dytë ngjiten më lart.