Lajme
Krerët institucional urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit
Osmani dhe Kurti kanë bërë thirrje që të kujdesemi për njerëzit tanë, sepse sic kanë thënë vetëm në këtë mënyrë festa do të ketë kuptim!

Publikuar
2 vjet më parëmë

Krerët institucional të shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë uruar besimtarët e fes Islame për fillimin e Muajt të Shenjtë të Ramazanit, duke uruar që solidariteti dhe paqja e ndërsjellë ta përcjelltë këtë muaj
“Kombi ynë e ka mënyrë jetese solidaritetin ndër vete. Sot kur besimtarët myslimanë e fillojnë Muajin e Ramazanit, të gjithë do ta kenë mundësinë për ta manifestuar shpirtin solidar duke ndarë diçka nga tryeza e tyre për të tjerët, për njerëzit në nevojë”, ka shkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka bërë thirrje që të kujdesemi për njerëzit tanë, sepse sic ka thënë ajo vetëm në këtë mënyrë festa do të ketë kuptim!
“Ky muaj i sakrificës dëshmon se njerëzit kanë vullnet të jenë për tjetrin, duke i dhënë kuptim përmbajtjes njëmuajshe nga ushqimi dhe duke sjell në vëmendje se të mirat ka mundësi gjithnjë të ndahen me të tjerët. Solidariteti dhe paqja e ndërsjellë e përcjelltë këtë muaj! Atyre që do të sakrifikojnë gjatë këtij muaji, u qoftë agjërim i lehtë”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, kreu i Qeverisë së vendit, Albin Kurti, ka thënë së për katërmbëdhjetë shekuj, myslimanët në të gjithë botën e kremtojnë këtë muaj, duke e përmbajtur veten nga ushqimet e të mirat e përditshme, me motivin e lartë të sakrificës dhe bashkëndjenjës me të dobtin, të varfërin dhe të sëmurin.
“Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike. Është shembulli i sundimit të mendjes mbi trupin. Është muaji kur stomaku i zbrazët, nga lindja deri në perëndimin e diellit, shoqërohet me shpirtin e ushqyer nga mirësia e mirësjellja, veprat e fjalët e mira, dashuria e paqja me njëri-tjetrin”, ka thënë Kurti, duke shtuar se dashurinë dhe solidaritetin me tjetrin gjatë këtij muaji të bekuar, do të mund ta shprehim më së miri duke marrë përgjegjësi për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të më të dashurve tanë nga virusi i rrezikshëm./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
