Lajme
Krerët e shtetit: Do të punojmë fort për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Të tre liderët institucionalë, garantuan se do të vazhdojnë të jenë pranë nënave dhe familjarëve të personave të pagjetur dhe se prioritet i tyre do të jetë zbardhja e fatit të tyre si një parakusht për sigurimin e drejtësisë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Krerët me të lartë të institucioneve shtetërore janë zotuar të enjten së do të angazhohem fuqishëm në gjetjen dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Kjo u tha në një takim ku Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministrin, Albin Kurti, si dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, pritën nënat gjakovare të personave të pagjetur nga organizata “Thirrjet e Nënave”.
Presidentja Osmani tha se të pagjeturit janë plagë e përbashkët.
“Për institucionet e reja gjetja e më të dashurve tuaj – vajzave dhe djemve të cilët tashmë janë të të gjithë Kosovës, është prioritet. Përkushtohemi dhe ju premtojmë se do të punojmë pandërprerë që t´i gjejmë ata sa më parë të jetë e mundur”, ka theksuar Osmani.
Krye kuvendari Konjufca theksoi se dhimbjen për të pagjeturit e ndajnë të gjithë.
“Ashtu si deri me tani, ne të gjithë e ndajmë dhimbjen me ju. Ju keni dhënë më të dashurit tuaj dhe keni bërë sakrificën më sublime që ne sot të jemi të lirë. Andaj, do të punojmë së bashku për të siguruar drejtësinë e vonuar”, ka theksuar Konjufca.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti premtoi angazhim maksimal për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Dhimbja dhe ankthi që ju përjetoni janë të pakrahasueshme. Ne do të punojmë vazhdimisht për të garantuar të drejtën tuaj për të ditur për fatin e më të dashurve tu”, është shprehur Kurti.
Në emër të shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nusrete Kumnova falënderoi krerët e shtetit për pritjen dhe mirëkuptimin.
“Të gjithë i kemi shpresat dhe pritjet e mëdha dhe po presim me padurim që të punohet e të veprohet prej së vërteti për të adresuar nevojat dhe kërkesat e nënave dhe familjareve të personave të zhdukur”, ka thënë Kumnova.
Të tre liderët institucionalë, garantuan se do të vazhdojnë të jenë pranë nënave dhe familjarëve të personave të pagjetur dhe se prioritet i tyre do të jetë zbardhja e fatit të tyre si një parakusht për sigurimin e drejtësisë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
