fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

KQZ, tregon se si të votohet më 14 shkurt

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për medie ka informuar qytetarët për mënyrën se si të plotësohet fletëvotimi në ditën e votimit më 14 shkurt 2021. Në njoftim tregohet se në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Njoftimi  i plotë:

Si të plotësohet fletëvotimi?

Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur. Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021