Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rregullat që do të zbatohen gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e 14 shkurti. Sipas njoftimit të KQZ, qytetarët gjatë procesit të votimit janë të obliguar të mbajnë maskë dhe të mbajnë distance nga njeri tjetri 2 metra.
Njoftimi nga KQZ:
Për të votuar duhet:
- Të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;
- Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;
- Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;
- Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;
- Pas identifikimit, rivendoseni maskën;