Lajme
KQZ, lë jashtë organizimit tē zgjedhjeve në Veri, OSBE-në

Publikuar
2 vjet më parëmë

Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) nuk e ka ftuar misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, që të ndihmojë në procesin zgjedhor në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
KQZ-ja, që është institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, konsideron se janë arritur kapacitetet e mjaftueshme për ta mbikëqyrur dhe organizuar vetë procesin zgjedhor.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i tha Radios Evropa e Lirë, se ftesa për OSBE-në nuk është bërë, pasi tashmë janë konsoliduar trupat zgjedhore.
“Misioni i OSBE-së në zgjedhjet paraprake ka pasur rol këshilldhënës dhe mbështetës për trupat lokale zgjedhore. Ne tani konsiderojmë se këto trupa janë konsoliduar mjaftueshëm dhe se janë të gatshëm që të përmbushin vetë detyrimet që dalin nga ligji dhe rregulloret në fuqi”, tha Elezi.
Ai rikujtoi se edhe në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme për kryetar komune të Mitrovicës së Veriut, në nëntor të vitit 2020, zgjedhjet janë organizuar pa problem nga KQZ-ja.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
