fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

KQZ: Deri në orën 15:00 votuan mbi 32 për qind e qytetarëve

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në ora 15:00, kanë votuar mbi 32 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote kanë 1.794.862 persona, nga ora 07:00 deri më 19:00.

Qytetarët mund të votojnë në 888 qendra të votimit me 2.382 vendvotime.

Pjesë e garës në këto zgjedhje janë 28 subjekte politike me mbi 1.000 kandidatë për deputetë, të cilët garojnë për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës.

Këto zgjedhje janë rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 dhjetor 2020 e rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit, të zgjedhur më 3 qershor.

Gjykata tha se kjo qeveri ishte kundërkushtetuese, pasi vota e deputetit Etem Arifi, i dënuar me burgim prej një vit e tre muaj, ishte përcaktuese për qeverinë.

Vendimi i Kushtetueses përcaktoi edhe se personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë në një periudhë trevjeçare, të mos mund të garojnë në zgjedhje. Ky vendim ka prekur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe disa kandidatë tjerë për deputetë edhe nga parti tjera.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka pranuar 43,477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Këtë proces do ta shikojnë nga afër rreth 30 mijë vëzhgues të akredituar

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021