Kosovë
“Kosovës i duhet vetting sistematik”
Ky proces duhet të bëhet përmes një qasjeje sistematike dhe në të gjitha institucionet, jo vetëm në ato të drejtësi

Publikuar
2 vjet më parëmë

Publiku në Kosovë dëshiron që ta shohë jetësimin e procesit të vetting-ut në drejtësi, thotë këshilltarja e përhershme ligjore në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Lana Morton-Owens. Në një intervistë për emisionin për sundim të ligjit ‘Iustitia’, që është bashkëprodhim i Radios Evropa e Lirë dhe Betimit për Drejtësi, Morton-Owens thotë se si procesi i vetting-ut, po ashtu edhe nisma për Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duhet të hartohen me kujdes.
Sa i përket vetting-ut, ajo thotë se ky proces duhet të bëhet përmes një qasjeje sistematike dhe në të gjitha institucionet, jo vetëm në ato të drejtësi. Sipas saj, propozimet aktuale për këtë, nuk ofrojnë detaje se si Kosova mëton që ta bëjë procesin e vetting-ut.
Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.
Sipas Morton-Owens, propozimi që konfiskimi i pasurisë të jetë përmes një procesi civil është gjë e mirë, por ajo tërheq vërejtjen se kjo gjë duhet të bëhet me shumë kujdes.
Duke folur për ligjet që duhet të amendamentohen, ajo përmend Ligjin për përgjegjësinë disiplinore, ku thotë se për shkak të një gabimi, ky ligj nuk po lejon që të suspendohen gjyqtarët dhe prokurorët që bëjnë shkelje të rënda disiplinore.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
