Lajme
Kosovë: Vota e qartë për kthesë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kosova votoi parlamentin e ri. Me shumicë të qartë elektorati u shpreh për ndryshimin që e presin nga lëvizja Vetëvendosja por zgjedhësit nuk duhen zhgënjyer sërish, thotë në komentin e saj Vilma Filaj-Ballvora, transmeton dw.
Kosova votoi parlamentin e ri. Me shumicë të qartë zgjedhëset dhe zgjedhësit u shprehën për ndryshimin: Ata e presin këtë ndryshim nga lëvizja opozitare Vetëvendosja (LVV), e cila fitoi me gati 48 përqind, ndërkohë që partitë e mëdha tradicionale, si LDK, pësuan një humbje historike. Po ashtu edhe rezultati i PDK-së ishte i dobët.
Në Kosovë në vitet e fundit u akumulua shumë pakënaqësi. Zhgënjimi është i madh prej korrupsionit galopant, pagave të ulëta, papunësisë, mungesës së perspektivës si dhe prej shumë problemeve të tjera, që burojnë nga konflikti i pazgjidhur me vendin fqinj, Serbinë.
Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tregoi: Që shteti më i ri i Europës do të përshkojë tani i mëvetsishëm rrugën e procesit të demokratizimit të politikës dhe të institucioneve.
Një rrugë kundër struktruave të kalcifikuara dhe lidhjeve të vjetra, që kanë dominuar deri tani politikën. E jo rastësisht partia fituese mban emrin „Vetëvendosja”. Sepse e drejta për vetëvendosje është program i lëvizjes nën drejtuesin karizmatik Albin Kurti, i cili për një kohë të gjatë është konsideruar si enfant terrible i politikës kosovare.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
