fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kosovarët në janar shpenzuan me pak para për energjinë elektrike

Publikuar

Agjencia Statistikave të Kosovës, ka thënë së çmimet në Kosovë gjatë muajit janar 2021, krahasuar me muajin janar 2020 kryesisht kanë shënuar rënie, sidomos në sektorin energjetik, të transportit, karburanteve dhe shitblerjen e automjeteve.

Sipas ASK-së çmimet e konsumit pësuar një rënie mesatare prej -0.2 për qind në muajin janar 2021, krahasuar me muajin janar 2020. Çmime me të lira në këtë periudhe kanë pasur pemët për -13.4%; perimet për -8.4%; veshjet -3.4%; energjia elektrike -10.8%; mjetet e kuzhinës për -4.3%; blerje e automjeteve për -1.4%; përdorimi i pajisjeve për transportin personal për -9.9% – “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.9 për qind.

Sipas ASK, zbritja e çmimit të energjisë elektrike (-10.5%) ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Covid -19. Rënia e çmimit te energjisë elektrike ka ndikuar që çmimet të zbresin në masën 0.3 për qind edhe në nëngrupet tjera

Deri sa kemi një zbritje të çmimeve për periudhën krahasuese janar 2020-janar 2021, një ngritje e çmimet vërehet nga muaji dhjetor në muajin janar. Në janar çmimet e konsumit u rriten për 0.5 për qind në të gjitha produktet bazë të shportës familjare. /tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021