fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kosova vendos marrëdhenie diplomatike me Izraelin

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se të hënën do të nënshkruajnë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Hoti ka deklaruar se Kosova mirëpret këtë njohje dhe do të angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë.

“Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social “Facebook”.

Më 4 shtator 2020, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik, por e cila përmbante disa pika me karakter politik.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Izraeli njeh shtetin e Kosovës.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021