fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Kosova regjistron 58 raste të reja me koronavirus

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 108,000 pacientë me këtë virus.

Publikuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 58 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,669 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 28 korrik janë shëruar tre pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 250.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 108,000 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,265 kanë vdekur. Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit. Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 13,867 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 124,226, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 388,073.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë personave mbi 18 vjeç, që të vaksinohen kundër koronavirusit, ndërkohë që po përhapet varianti Delta i këtij virusi.

Sipas kësaj Ministrie, marrja e të dy dozave të vaksinës, ul ndjeshëm rrezikun për sëmurje të rëndë apo vdekje nga ky virus.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021