fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kosova, pjesë e agjendës se 7 fuqive të mëdha botërore

Për tre ditë nga datat 11 deri më 13 qershor, qyteza e vogël bregdetare, Carbis Bay në Cornwall të Britansë së Madhe do të jetë qendra politike e botës.

Publikuar

Në mesin e temave të diskutimit në këtë samit që është dalja e parë në arenën ndërkombëtare e presidentit amerikan Joe Biden pas zgjedhje, do të jenë dhe Ballkani Perendimor dhe rruga e tij drejt integrimeve euro-atlantike. Në mënyrë më specifike pritet të preket dialogu Kosovë-Serbi.

Për tre ditë nga datat 11 deri më 13 qershor, qyteza e vogël bregdetare, Carbis Bay në Cornwall të Britansë së Madhe do të jetë qendra politike e botës.

Aty do të mbahet takimi i liderëve të shtatë vendeve më të industrializuara, SHBA, Kanada, Gjermani, Itali, Japoni, Britani e Madhe.

Këto pika në agjendë as nuk i pohoi e as mohoi një zyrtar i lartë nga Samiti i G7.

“Udhëheqësit pritet të diskutojnë një sërë çështjesh aktuale të politikës së jashtme. Ne nuk mund të komentojmë mbi pikat specifike të agjendës në këtë fazë “ thuhet në përgjigjen për Klan Kosova.

Paraprakisht ka qenë ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas i cili të martën tha se në samitin që mbahet pas disa ditësh padyshim se do të flitet për procesin e integrimeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor. Ato janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja Herzegovina dhe Serbia.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021