Lajme
Kosova pa koment për takimin e “Ballkanit të hapur”
Kjo nismë, përplasi edhe Kosovën me Shqipërinë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, muajt e kaluar e ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, po merret me teori konspirative në vend që të jetësojë bashkëpunimin.

Publikuar
1 vit më parëmë

Qeveria e Kosovës nuk ka dashur që të komentojë takimin që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Radio Evropa e Lirë ka dërguar disa pyetje në Zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i takon këtij takimi, si dhe mbështetjes që disa shtete perëndimore i kanë dhënë së fundi kësaj iniciative.
Por, në qeveri kanë thënë se “nuk jemi pjesë e kësaj nisme, ndaj nuk do t’i komentojmë zhvillimet e këtyre ditëve”, duke shtuar se qëndrimet e Qeverisë së Kosovës kundër kësaj iniciative “tashmë janë të njohura”.
A po humb Kosova nga refuzimi i “Ballkanit të hapur”?
Në Prishtinë, profesori i Shkencave Ekonomike, Muhamet Mustafa, thotë se nisma “Ballkani i hapur” nuk mund të jetësohet përderisa Serbia ka qasje penguese për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.
Duke qenë pjesë e nismave të tjera më të fuqishme, sipas profesorit Mustafa, Kosova nuk humb asgjë nga refuzimi i “Ballkanit të hapur”.
“Serbia, derisa promovon lëvizjen e lirë të mallrave, ajo shfaq pengesa të mëdha në tregtimin me Kosovën – po i pengon sportistët, nuk po sillet në bazë të marrëveshjeve të Brukselit dhe ka një seri pengesash që bën në tregti me Kosovën, por sigurisht edhe me vendet e tjera, sigurisht sepse ajo praktikon edhe një subvencionim të sektorëve të caktuar sikurse është industria e qumështit apo të tjerat, kështu që e deformon edhe tregtinë e lirë në rajon”, vlerëson ai.
Profesori Mustafa thotë se nisma “Ballkani i Hapur” mund të shndërrohet në një nismë të izoluar që mund të mbetet me vetëm Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë Veriore si pjesëtare.
Zgjidhja më e mirë për të arritur hapjen e tregut në vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas profesor Mustafës, është ai që njihet si Procesi i Berlinit e që është një nismë e udhëhequr nga Gjermania me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, e që ka mision ndihmën ndaj këtyre shteteve në përmbushjen e kritereve për t’u anëtarësuar në BE.
“Janë të mirëseardhura lehtësimi i tregtisë, evitimi i barrierave, tregtia e lirë, konkurrenca e lirë, por këto sigurohen nëpërmes Procesit të Berlinit dhe ku ekziston një asistencë e vendeve më të fuqishme evropiane dhe në atë drejtim edhe relativizohen konfliktet politike dhe mund të arrihen rezultate më të mëdha”, shprehet profesor Mustafa.
Procesi i Berlinit, i nisur nga kancelarja Gjermane, Angela Merkel në vitin 2014, mes tjerash synonte që fillimisht të lidhte mes vete gjashtë vendet në fushat e transportit dhe energjisë, dhe më vonë kjo lidhje të zgjerohet edhe në shkëmbimin për rininë dhe në bashkëpunimin ekonomik.
Qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës për “Ballkanin e hapur”, ka qenë se nga kjo nismë do të përfitonte vetëm Serbia dhe se përmes saj (nismës) i hapet rrugë ndikimit nga Rusia dhe Kina.
“‘Ballkani i hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina, si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës….”, kishte deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 1 gusht 2021, pasi Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut vendosën ta ndryshonin emërtimin e iniciativës nga “Mini-Shengen” në “Ballkani i hapur”.
Kjo nismë, përplasi edhe Kosovën me Shqipërinë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, muajt e kaluar e ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, po merret me teori konspirative në vend që të jetësojë bashkëpunimin.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
