fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kosova nxjerrë rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

Në rend dite, Kryesia vendosi edhe shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Publikuar

Të mërkurën e javës së ardhshme, më 7 korrik do të mbahet seanca e rregullt e radhës së Kuvendit të Kosovës. Kjo u vendos në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Seanca e së mërkurës do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare. Pas këtyre pikave, Kryesia vendosi që pikë e radhës së rendit të ditës të jetë propozim- rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

Seanca e rregullt do të vijojë me debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit, sipas propozimit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas debatit parlamentar, seanca do t’i vijojë punimet me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020; shqyrtimin e Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020, dhe shqyrtimin e Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020.

Në rend dite, Kryesia vendosi edhe shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu, Kryesia vendosi që të fus në rend dite për këtë seancë edhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore, si dhe zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit Rregullativ të Ujit, transmeton Klankosova.tv.

Kryesia, në mbledhjen e sotme, ndër tjera vendosi që të formojë një grup punues për përgatitjet në lidhje me shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021