Lajme
Kosova nis grupin e parë të mjekeve për Shqiperi

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thotë se do të dërgojë në Shqipëri rreth 60 profesionistë shëndetësorë, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. MSH-ja thotë se lista e mjekëve të Kosovës i është dërguar autoriteteve shqiptare, të cilat më herët kanë shprehur gatishmërinë që punonjësit shëndetësorë nga Kosova të vaksinohen në Kukës.
“Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Më herët, Shqipëria ka thënë se ka në dispozicion 100 doza të vaksinës kundër koronavirusit për mjekët e Kosovës. Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit.
Kosova pret që të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX. Këto vaksina është paralajmëruar se do të arrijnë në muajin mars.
Zyrtarët qeveritarë po ashtu kishin deklaruar se kanë arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për sigurimin e 500.000 dozave të vaksinës, por nga kjo kompani, kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se ende janë në diskutim me Qeverinë e Kosovës.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
