fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Kosova ka prioritet vaksinimin e mjekëve

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ka biseduar me shtetet mike për t’i siguruar edhe dozat e tjera të vaksinës, duke shprehur falënderim ndaj tyre për përkrahje në këtë luftë.

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë së prioritet i institucionet që drejton fillimisht është vaksinimi i personelit shëndetësor për të vazhduar pastaj më kategoritë tjera të shoqërisë, e për të cilat Vitia nuk dha ndonjë afat se kur mund të nis ku proces.

Vitia bëri të ditur se menjëherë do të nisë vaksinimi kundër COVID-19 teksa bëri të ditur se prioritet ka personeli shëndetësor, njofton Klan Kosova.

“Ky është një moment të shumëpritur, arritja e vaksinave të para të vaksinave në Kosovë shënon një rrugë të re në luftën kundër COVID-19”.

“Kanë kaluar më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para. Nuk kemi kohë për të humbur prandaj do të fillojmë menjëherë me dozat e para në Kliniken Infektive në QKUK. Por, vend për çlirim dhe relaksim nuk ka. Vaksinimi nis këtë javë me prioritet tek personeli shëndetësorë të cilët tash e një vit kanë punuar për shëndetin publik” tha Vitia.
“Edhe pse vaksinimi po fillon nuk do të thotë se pandemisë po i vjen fundi. Ne jemi në një fillim të ri por duhet të zbatojmë masat”.

Tutje ministri bëri thirrje për respektim maksimal të masave antiCOVID.

“Qytetarë të dashur me duhet të theksoj se në ditët, javët, në muajt në vazhdim duhet të bëjmë respektimin rigoroz të masave. Për veten dhe për të tjerët, për të gjitha kategoritë e tjera, të cilët mund ti humbasin në çdo moment nëse nuk jemi të kujdesshëm”.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ka biseduar me shtetet mike për t’i siguruar edhe dozat e tjera të vaksinës, duke shprehur falënderim ndaj tyre për përkrahje në këtë luftë.