fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kosova: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet

Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamas, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij

Publikuar

Kosova u është bashkuar vendeve perëndimore, duke dënuar dhunën dhe në të njëjtën kohë duke kërkuar përmbajtje dhe zgjidhje paqësore në mes të izraeliteve dhe palestineve. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka lëshuar një deklaratë për media pas zhvillimeve të fundit në Gaza.

“Si çdo shtet,  Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamas, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij.  Ne vajtojmë të gjitha viktimat.  Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.