fbpx
Lidhu me Ne!

Ekonomi

Kosova i merr 40 mil., € kredi, për FKGK-në

Financimi prej 40 milionë euro do t’i ofrohet Fondit Kosovar për Garantim të Kredive (FKGK) në formën e rritjes së kapitalit për të dhënë garanci kreditore për investime dhe kapitalin e punës së NVM-ve, duke u mundësuar atyre qasje në financim më të favorshëm.

Publikuar

Kosova dhe Banka Evropiane për Investime kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit në vlerë prej 40 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat.

Ky projekt ka për qëllim të lehtësojë qasjen në financa për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), veçanërisht për të tejkaluar efektet negative të pandemisë COVID-19 për të shtyrë zhvillimin e sektorit privat dhe punësimin.

Financimi prej 40 milionë euro do t’i ofrohet Fondit Kosovar për Garantim të Kredive (FKGK) në formën e rritjes së kapitalit për të dhënë garanci kreditore për investime dhe kapitalin e punës së NVM-ve, duke u mundësuar atyre qasje në financim më të favorshëm.

Me rastin e nënshkrimit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo linjë garancie për Fondin Kosovar për Garantim të Kredive do të jetë thelbësore për të ndihmuar ekonominë drejt rimëkëmbjes.

Ndërsa, zëvendëspresidentja BEI, Lilyana Pavlova tha se pandemia COVID-19 ka ndikuar më së shumti te kompanitë e vogla të cilat kanë qasje të kufizuar në financim.

Si përfitues i këtij projekti, drejtori menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha tha se kjo marrëveshje vjen në momentin e duhur kur ekonomia e Kosovës po kalon periudhën e rimëkëmbjes dhe masat e tilla të drejtpërdrejta, që synojnë rritjen e investimeve private.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021