Lajme
Kosova, e vetmja në rajon që rrit shpenzimet kapitale
Bruto Produkti Vendor (BPV) për vitin 2020 në Kosovë ishte 6.77 miliardë euro. BPV-ja për kokë banori në Kosovë është 3,772 euro, kurse në vendet e Bashkimit Evropian është 34,000 euro.

Publikuar
1 vit më parëmë

Në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të publikuar muajin e kaluar nga Banka Botërore, vërehet se Kosova është i vetmi vend në rajon që e ka rritur vlerën e shpenzimeve kapitale. Nga 5.3 për qind të Bruto Produktit Vendor sa ka qenë gjatë këtij viti, për vitin tjetër parashihet të rritet në 6.4 për qind.
Bruto Produkti Vendor (BPV) për vitin 2020 në Kosovë ishte 6.77 miliardë euro. BPV-ja për kokë banori në Kosovë është 3,772 euro, kurse në vendet e Bashkimit Evropian është 34,000 euro.
Kurse, shtetet tjera të rajonit nivelin e shpenzimeve kapitale e kanë zvogëluar deri në dy për qind të Bruto Produktit Vendor.
Edhe profesori i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, konsideron se rimëkëmbja e sektorit privat, krijimi i vendeve të reja të punës, pas pandemisë mund të sjellë rritje reale ekonomike, sepse, thotë ai, vetë buxheti i Kosovës sigurohet nga sektori privat. Mbi 25 për qind e popullatës në Kosovë janë të papunë.
“Para se të flitet për projekte kapitale të tilla, Qeveria e Kosovës duhet të ketë parasysh rimëkëmbjen ekonomike, ndihmën për sektorin privat, ndihmën ndaj qytetarëve në veçanti në këtë kohë të krizës globale, e cila e ka bërë jetën shumë të vështirë në krejt botën”, thotë Gërxhaliu.
Në projektbuxhetin e vitit 2022, në aspektin ekonomik, thuhet se rritja e punësimit është prioritet kyç i Qeverisë dhe për këtë janë planifikuar 20 milionë euro për skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë dhe mbështetjen e bizneseve fillestare. Gjithashtu, mbi 70 milionë euro janë ndarë për bujqësi e 40 milionë euro për mbështetjen e prodhuesve vendorë.
Ndryshe, norma e rritjes ekonomike në Kosovë gjatë këtij viti, sipas Bankës Botërore, ka arritur në 7.1 për qind si rezultat i ardhjes së vizitorëve nga diaspora, rritjes së konsumit, rritjes së nivelit të kredive dhe rritjes së eksportit. Por, kjo normë e rritjes ekonomike vitin 2022 pritet të stabilizohet në potencialin e saj në 4 për qind.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
