fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Kosova do të marrë nga BE-ja 95,000 doza të Pfizer/BioNTech

BE-ja ka siguruar një sasi prej 651,000 dozash të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnjë dhe Hercegovina do të përfitojë numrin më të madh të dozave, përkatësisht 214,000. Pastaj vjen Shqipëria me 145,000 doza, Maqedonia e Veriut do të marrë 119,000 doza, Mali i Zi 42,000 doza, ndërkaq, një numër më i vogël dozash BE-ja do të dërgojë në Serbi, shtet ky që ka avancuar më shumë sa i përket fushatës së vaksinimit.

Publikuar

Kosova gjatë këtij muaji do të pranojë 95,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, të cilat janë donacion nga Bashkimi Evropian. Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se shpërndarja e dozave të para në vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen “brenda një apo dy javësh” dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit.

BE-ja ka siguruar një sasi prej 651,000 dozash të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnjë dhe Hercegovina do të përfitojë numrin më të madh të dozave, përkatësisht 214,000. Pastaj vjen Shqipëria me 145,000 doza, Maqedonia e Veriut do të marrë 119,000 doza, Mali i Zi 42,000 doza, ndërkaq, një numër më i vogël dozash BE-ja do të dërgojë në Serbi, shtet ky që ka avancuar më shumë sa i përket fushatës së vaksinimit.

Komisioneri Varhely ka falënderuar Serbinë për dhurimin e vaksinave për disa shtete të rajonit.

Sipas komisionerit evropian, këto vaksina të siguruara nga BE-ja do t’u dedikohen punëtorëve shëndetësorë dhe punëtorëve që janë “në vijën e parë të frontit në betejën kundër pandemisë”. Ai tregoi se bisedat me partnerët nga Ballkani Perëndimor janë definuar nevojat dhe në bazë të kësaj, sipas Varhelyt, janë caktuar se sa doza do të shkojnë në secilin shtet.

“Kemi një plan shumë preciz të shpërndarjes së vaksinave, me afate të sakta kohore. Nga këto kontrata është e qartë se ku duhet të shkojnë vaksinat”, tha Varhely kur u pyet nëse ka kufizime se për cilën kategori mund të përdoren këto vaksina. Ai shtoi se me këtë sasi të vaksinave, vendet e Ballkanit Perëndimor, do të mund të vaksinojnë në tërësi grupet me prioritet.

Sipas këtij zyrtari të lartë të BE-së, marrëveshjet për vaksina janë pjesa më e rëndësishme e ndihmës që blloku evropian po u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas më parë i ka ndihuar edhe në sigurimin e pajisjeve mjekësore, por edhe në përgatitjen e logjistikës për fushatën e vaksinimit.

Varhely falënderoi kompaninë amerikane, Pfizer dhe atë gjermane, BioNTech, për sigurimin e këtyre vaksinave, duke thënë se këto dy kompani, deri më tani, kanë dëshmuar se janë partnerët më të besueshëm të BE-së në procesin e vaksinimit.

Të gjitha shtetet e rajonit kanë kontrata me Pfizer/BioNTech për sigurimin e vaksinave, por vaksinat që do t’u shpërndahen vendeve të Ballkanit do t’i paguajë BE-ja përmes Austrisë, që është vend anëtar i bllokut evropian. Austria është ofruar që në emër të BE-së, për shkaqe logjistike, të lehtësojë sigurimin e vaksinave.

Këto vaksina do të paguhen nga fondi 70 milionësh që BE-ja ka ndarë për ndihmë ndaj Ballkanit Perëndimor. Blloku evropian thotë se kjo është vetëm një pjesë e ndihmës, teksa thotë se do të vazhdojë përpjekjet që të sigurojë vaksina të tjera në të ardhmen.

BE-ja rikujtoi që këto vaksina nuk janë nga programi COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksinat në vendet e varfra.

Në fund të marsit, Kosova ka nisur procesin e vaksinimit me 24,000 dozat e kompanisë AstraZeneca, të cilat i ka marrë falas përmes programit COVAX. Deri më tani, janë vaksinuar mbi 16,000 persona. Në vend pritet po ashtu që gjatë majit të arrijë edhe mbi 76,000 doza të AstraZenecas. Po ashtu, Kosova në qershor pritet të sigurojë mbi 100,000 doza të Pfizer/BioNTech.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021