Lajme
Kosnett: Marrëveshja e Uashingtonit nuk është skica e vetme për të biseduar
“Nuk e di kush i shkruan këto dokumente jozyrtare, por kushdo që po i shkruan me siguri gëzohet nga reagimi i tepruar”, ka thënë Kosnett

Publikuar
2 vjet më parëmë

Administrata e Bidenit ka përqafuar marrëveshjen e Washingtonit tërësisht , kwshtu ka thwnw ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, i cili ka shtuar se si SHBA janë të përkushtuar të mbështesin procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.
Kosnett ka thënë se administrata e presidentit amerikan Joe Biden e ka shqyrtuar me kujdes punën e bërë nga administrata amerikane paraprake, dhe ka ardhur në përfundim se në to ka shumë pjesë të vlefshme.
I pyetur se a është marrëveshja e Washington-it bazë për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, Kosnett ka theksuar se administrata e Biden-it e ka përqafuar marrëveshjen.
“Administrata e Bidenit ka përqafuar marrëveshjen e Washingtonit tërësisht. Por kjo nuk do të thotë që kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë takohen nën patronazhin e BE-së, për të vazhduar përpara, ajo është skica e vetme për të biseduar…Ke elemente politikë që nuk janë diskutuar në atë marrëveshje”, deklaroi Kosnett në RTV 21.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është deklaruar rreth dokumenteve të fundit që po qarkullojnë në media për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.
“Nuk e di kush i shkruan këto dokumente jozyrtare, por kushdo që po i shkruan me siguri gëzohet nga reagimi i tepruar”, ka thënë Kosnett.
Ai ka theksuar se as SHBA e as partnerët evropianë nuk kanë fare interesim për të nxitur apo shtyrë çfarëdo shkëmbimi territori në Kosovës te palët.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
