fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Konsullata njofton për rregulla të reja të udhëtimit për Stambolll

Publikuar

Një vendim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi ndryshon kushtet e futjes së qytetarëve të huaj në këtë shtet. Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 15 mars 2021.

Kështu, kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë përmes rrugëve ajrore, nga mesi i këtij muaji, janë të obliguar që të plotësojnë një formular brenda 72 orëve para fluturimit, njofton Klan Kosova.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll ka publikuar njoftimin duke dhënë detaje.

“Në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet turke, duke filluar nga data 15 mars 2021, çdo person që udhëton për në Republikën e Turqisë përmes rrugëve ajrore është i obliguar që brenda 72 orëve para fluturimit të plotëson formularin për hyrje në Turqi në adresën: “https://register.health.gov.tr”, thuhet në njoftim.

Formulari kërkon të dhënat tuaja personale, përfshirë adresat e kontaktit.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021