fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Konstruktiviteti i LDK-së, e bëri Vjosa Osmanin, Presidente

Kjo duhet të jetë arsye që Presidentja Osmani të jetë vërtet Presidente e unitetit dhe mbi interesat e partive të veçanta politike, si dhe që Kryeministri Kurti ta trajtojë opozitën parlamentare me respekt e dinjitet.

Publikuar

Autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi ka thënë Vjosa Osmani sot nuk do të ishte president po të mos ishte konstruktiviteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Kelmendi në një shkrim në profilin e tij në Facebook, ka thënë së po të mos ishte konstruktiviteti i LDK, vendi sot do të shkonte në zgjedhje të reja në kohë pandemie.

“Një gjë nuk e luan topi: Po mos të ishte konstruktiviteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot Vjosa Osmani nuk do të ishte Presidente dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të reja në kohë pandemie”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë:

Një gjë nuk e luan topi:

Po mos të ishte konstruktiviteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot Vjosa Osmani nuk do të ishte Presidente dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të reja në kohë pandemie.

Kjo duhet të jetë arsye që Presidentja Osmani të jetë vërtet Presidente e unitetit dhe mbi interesat e partive të veçanta politike, si dhe që Kryeministri Kurti ta trajtojë opozitën parlamentare me respekt e dinjitet.
Tash, të gjithë të përveshin mëngët, kaloi koha e arsyetimeve – ka aq shumë punë përpara.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021