Lajme
Konjufca merr detyrën e u.d. të Presidentit

Vjosa Osmani, e cila deri më tash ka qenë kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe e cila njëkohësisht ka ushtruar detyrën e presidentitia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të zgjedhur, Glauk Konjufces. Pranim dorëzimi i detyrë se kryetarit të Kuvendit nga Osmani tek Konjufca e bënë këtë të fundit edhe u.d. i presidentit të vendi.
Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), partitë politike në bazë të numrit të votave të fituara kanë siguruar edhe ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cila ka marrë 438.335 vota apo 50.28 për qind, ka fituar 58 ulëse në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 148.285 vota apo 17.009 për qind ka fituar 19 ulëse.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 110.985 vota apo 12.731 për qind ka marrë 15 ulëse në parlament duke vijuar më pas me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 62.111 vota apo 7.124 për qind, ka marrë 8 ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, Lista Serbe e cila ka fituar 44.407 vota 5.094 për qind ka marrë 10 ulëse në Kuvend të cilat i ka të garantuara me Kushtetutë.
