Lajme
Konjufca i ashpër me LDK-në
Qytetarët e Kosovës qe 20 vjet kanë pritur që ky ligj të ndryshohet, në mënyrë që ata të mund të votojnë në ambasadat dhe konsullatat që Kosova ka në vende të ndryshme të botës.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i kuvendit, njëherësh ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca thotë se nisma për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit.Konjufca ka kritikuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila e cilësoi si “shantazh” sjelljen në kuvend të ndryshimeve në këtë ligj, para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit.
“Si mund të thotë LDK-ja që ky ligj është shantazh për zgjedhjen e presidentes!? Ajo si parti para pak ditësh zyrtarisht ka marrë vendim që do të qëndrojë në sallë. Ky është një qëndrim shumë i pjekur e racional në përpjekje për stabilitetin institucional të Kosovës të cilin e përshëndesim. Të drejtat e domosdoshme të mërgatës sonë nuk janë shantazh për askënd. Është për të mirën e popullit tonë që jeton jashtë Kosovës”, thotë Konjufca.
Konjufca ka thënë se qytetarët e Kosovës qe 20 vjet kanë pritur që ky ligj të ndryshohet, në mënyrë që ata të mund të votojnë në ambasadat dhe konsullatat që Kosova ka në vende të ndryshme të botës.
“Askush nuk e ka pritur që kundërshtimi i të drejtave të mërgatës sonë të shkojë në këtë nivel që po e shohim”, shtoi Konjucfa.
Sipas Konjufcës vendi shkon në zgjedhje vetëm nëse në sallë, në momentin kur do të votohet presidenti i ri, nuk qëndrojnë deputetët.
“Vetëm ata e marrin përgjegjësinë e zgjedhjeve të reja dhe askush tjetër”, thotë ai.
Qeveria e Kosovës ia ka proceduar kuvendit ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Këto ndryshime duhet të miratohen në dy lexime nga deputetët.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
