fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Konjufca: Bashkimi kombëtar s’bëhet me një ‘tik’

Publikuar

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet tash dhe shpejt, por se interesi i përbashkët do të shpie natyrshëm në këtë drejtim.

“Të gjitha mund të na duken si momente të ndryshme të kundërthënieve nëse s’e kuptojmë konceptin bazik që e ka përvetësuar Vetëvendosje mes relacioneve Kosovë-Shqipëri. Por, si doktrinë mendoj se rrjedh prej disa mendimtarëve të mendimit politik shqiptar dhe kjo s’është shpikje e Vetëvendosjes. Ne i përkasim një trashëgimie të mendimit politik shqiptar që vjen kryesisht prej Ukshin Hotit dhe ai në filozofinë politike shqiptare, prej të cilës derivojnë konceptet tona në masë të madhe.  Ukshin Hoti e shpjegon shumë mirë këtë relacion  dhe thelbi është ky: forcimi i republikës së Kosovës, forcimi i shtetit të Kosovës, forcimi i sovranitetit të Kosovës nuk bien ndesh me kahjen e punës në këtë drejtim e cila do të rezultojë me afrimin sa më të madh të të dy shteteve deri në bashkim e plotë të tyre”.

Konjufca në Rubikon tha se aktualisht Shqipëria me Kosovën duhet të jetë në bashkëveprim të plotë për interesin e shqiptarëve në rajon, Europë dhe botë. Por, ai tha se këtë mund ta arrijnë bashkë si dy shtete në një perspektivë afatgjate ku interesi shqiptar në Ballkan do ta diktojë këtë plan.

“Politika dhe shtetet tona ekzistojnë për atë qëllim, jo në kuptimin ekskluzivisht dhe i përjashtojnë të gjitha qëllimet tjera. Ne do të shkojmë pashmangshëm në atë drejtim sepse politikanët janë të tillë për t’i shërbyer atij interesi. Nëse në këto hapësira, në këto dy shtete, në masën prej 90 për qind dominohet prej kombit që quhet shqiptar dhe që ndjek interesat e veta, mendoj që kjo do të diktojë. Ky është drejtim i natyrshëm i kombit shqiptar”.

Konjufca tha se në arritjen e këtij qëllimi nuk duhet të ketë çmim që Kosova ta paguajë me territor. Madje këtë ide ai e quajti një “doktrinë shumë të rrezikshme”.

“Politika duhet të veprojë brenda rrethanave dhe brenda realitetit. Kosova e ka të pamundshme me një ‘tik’ të lapsit të bashkohet me Shqipërinë”./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021