fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Konjufca, Abdixhikun s’e merr kush

Publikuar

Nënkryetar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur kreut të LDK, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë së idetë e majta janë thelbësisht të gabuara për Kosovën, në pjesën më të madhe të tyre. Idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë thelbësisht të gabuara, duke thënë së Abdixhikun s’e merr vesh askush.

“Rritja e bashkëpunimit me Shqipërinë absolutisht nuk është zhbërje e shtetit të Kosovës. Është krejtësisht e huqur nga ana e zotëri Abdixhikut. Nuk e di se përmes kësaj gjuhe cilëve qytetarë të Kosovës ai po i flet? Kënd po e targeton përmes kësaj? Gjuhën e tij askush në Kosovë nuk e kupton. Pse? Sepse bashkim kombëtar s’ka meqë është e pamundshme në këto rrethana dhe jo pse s’do kombi shqiptar. Zotëri Abdixhiku po thotë s’duhet, këtë s’e merr vesh askush”, ka thënë Konjufca në Rubikon.

Konjufca tha se për temën e bashkimit kombëtar ka nevojë më shumë të flitet në tryeza shkencore ku janë në formë më të stërholluar dhe më intelektuale diskutimet.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021