Kosovë
Konfiskimi i drogës – SHBA: Ju lumtë autoriteteve të Kosovës
“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan

Publikuar
2 vjet më parëmë

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”
Kështu është shprehur Ambasada amerikane në Kosovë, në lidhje më sekuestrimin e 400 kg kokainë nga autoritete policore të Kosovës. SHBA ka përgëzuar autoritetet kosovare për konfiskimin e një sasie të madhe droge në Lipjan.
Ambasada përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se konfiskimi i djeshëm është një fitore e madhe për sundimin e ligjit.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, thuhet në postim.
Katërqind kilogramë kokainë u kapën në një konteiner me mish që vinte nga Brazili. Ndërkohë kokaina ishte futur në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për tu kamofluar.
Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media bëri të ditur se vlera e kokainës së konfiskuar kap shifrën rreth 20 milionë euro.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe ato amerikane kanë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrin rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë”, ka deklaruar Lumezi.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
