Lajme
Komunat ankohen për mospërfillje nga ana e Qeverisë
Kryetarët e komunave janë ankuar për mos transparence dhe mos komunikim nga ana e Qeverisë së Kosovës para aplikimit të masave që janë në fuqi.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetarët e Komunave të Kosovës, përmes Asociacionit të Komunave, kanë kërkuar nga Qeveria që të këtë prioritet vaksinimin e popullatës më vaksinën anti covid dhe ndërkohë të heq masat kufizuese për gastronomin dhe orën policore në të gjitha komunat e Kosovës.
Në një takim të zhvilluar online, Kryetarët e komunave janë ankuar për mos transparence dhe mos komunikim nga ana e Qeverisë së Kosovës para aplikimit të masave që janë në fuqi.
Njoftimi i plotë i Asociacionit të Komunave të Kosovës:
KRYETARËT E KOMUNAVE KËRKOJNË HEQJEN E ORËS POLICORE DHE HAPJEN E GASTRONOMISË
Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur sot takimin online lidhur me situatën e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19.
Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja.
Takimin e ka hapur dhe kryesuar Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Imri Ahmeti i cili njoftoj Kryetarët e Komunave se ka munguar komunikimi i mirëfilltë para këtyre masave mes nivelit qendror dhe lokal. Kryetari Ahmeti tha se qëllimi i këtij takimi është vlerësimi i Komunave për masat, efektet e tyre dhe hapat e ardhshëm në këtë drejtim.
Në këtë takim kanë diskutuar z.Ardian Gjini – Kryetar i Gjakovës, z.Xhafer Gashi – Kryetar i Obiliqit, z. Ramiz Lladrovci – Kryetar i Drenasit, z.Naim Ismajli – Kryetar i Shtimes, z.Xhafer Tahiri – Kryetar i Vushtrrisë, z.Bali Muharremaj – Kryetar i Suharekës, z.Zenun Elelzaj – Kryetar i Klinës, z.Arber Ismajli – Nënkryetar i Gjilanit, znj. Marigona Lahu – Nënkryetare e Podujevës, znj.Memnuna Ajdini – Nënkryetare e Prizrenit etj.
Në fund Kryetarët e Komunave janë dakorduar për rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim dhe në anën tjetër respektimin e masave nga ana e qytetarëve.
Rekomandimet e Komunave:
1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës.
2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore.
3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave.
4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë.
5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse.
6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik.
7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
