Lajme
Komuna nis pagesat e granteve për bizneset
Ahmeti ka bërë të ditur se pagesat për covid do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Komuna e Prishtinës nga e ënjta do të nis pagesat e granteve për biznese, pasi sipas zyrtarëve komunal janë përfunduar të gjitha procedurat administrative.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se të enjten do të rifillojnë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative.
“Prej të enjtes do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të mundohemi ti procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se pagesat për covid do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë, ndërkohe që i ka falënderuar për mirëkuptim të gjithë ata që kanë aplikuar për këto fonde.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
