fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Komuna e Prishtinës: Situata pas reshjeve të shiut është nën kontroll

Ndërkohë, Instituti Metorologjik i Kosovës ka parashikuar se mot me shi do të jetë nga 17 deri më 19 korrik.

Publikuar

Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës tha se situata është nën kontroll dhe se ekipet kanë dalë në terren për të hapur ujëmbledhësit dhe për të pastruar rrugët.

“Në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë si pasojë e mospërballimit të reshjeve të mëdha nga gypat e kanalizimit. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje. Tani për tani situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Në ditët e fundit, reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme materiale edhe në komuna të tjera të Kosovës. Gjilani dhe Skenderaj kanë raportuar për dëme materiale.

Me përmbytje është përballur ditëve të fundit edhe perëndimi i Evropës, ku Gjermania është goditur më së keqi. Nga përmbytjet, rreth 200 persona kanë vdekur. Vende të tjera të goditura nga vërshimet janë edhe Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Zvicra, Austria dhe Republika Çeke.

Ndërkohë, Instituti Metorologjik i Kosovës ka parashikuar se mot me shi do të jetë nga 17 deri më 19 korrik.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021