fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Komplot i mundshëm për dhunë në Kongres

Publikuar

Siguria u rrit pranë Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të “një komploti të mundshëm për dhunë” të enjten, tha policia e Kongresit. Masa u nxit nga inteligjenca, pas kërcënimeve të bëra nga një grup milicësh, thuhet në deklaratë.

Policia tha se është “e përgatitur për çdo kërcënim të mundshëm ndaj anëtarëve të Kongresit”. Dhoma e Përfaqësuesve e anuloi seancën e së enjtes, pas zbulimit të kërcënimit.

Megjithatë, Senati, i cili gjithashtu mblidhet në Kongres, planifikon të mbajë debatin në lidhje me një paketë të ndihmës, të propozuar nga presidenti Joe Biden për lehtësimin e pasojave të koronavirusit.

“Departamenti ynë po punon me partnerët tanë lokalë, shtetërorë dhe federalë, për të ndaluar çdo kërcënim ndaj Kongresit”, tha përmes një deklarate policia e këtij institucioni.

“Ne po e marrim seriozisht inteligjencën. Për shkak të natyrës së ndjeshme të këtij informacioni, nuk mund të japim detaje shtesë në këtë moment”, tha policia.

Kërcënimi vjen dy muaj pasi mbështetës të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit ishin duke certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021