fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Komiteti i rivlerëson masat anti Covid-19

Publikuar

Në orët e paraditës do të mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.

Takimi fillon në ora 09:00, në sallën P – 38, Ndërtesa e Qeverisë.

Në takimin ku do të diskutohet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Gjatë së enjtes kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pas pati një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku u tha se do të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend, të enjten IKShPK- njoftoi për 8 raste të vdekjes dhe 632 raste të reja pozitive me COVID-19.

Virusi korona i mori jetën edhe një 16 vjeçari nga Komuna e Vitisë, e të i cilin rast e konfirmoi për KosovaPress të enjte, drejtori i Spitali Rajonal të Gjilanit, Nistret Hajrullahu. 

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021