Lajme
Komisioni Evropian, pro heqjes së vizave për Kosovën
Kosova është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e gëzon të drejtën e lirisë së plotë të lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Josep Borrell , shefi i diplomacisë evropiane, ka deklaruar se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se tani nevojitet përparim në këtë çështje.
“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave të Kosovës: vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e lidhura dhe ne tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”, thuhet në një postim të misionit EULEX në Kosovë, në rrjetin social Twitter.
Borrell gjithashtu ka folur edhe për procesin e dialogut, duke bërë të ditur se do të mbahet një takim tjetër i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në muajin qershor, pa e përmendur datën e saktë.
Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e gëzon të drejtën e lirisë së plotë të lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
