fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Komentuesit e gozhdojnë Kurtin. I thonë, qeverisë më Kosovën!

Komentuesit i kanë reaguar kryeministrit Kurti në postimit ku tregon se kryetar i Lëvizjes, bashkë me kandidatët Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, të marrë pjesë në një takim me komunitetin shqiptar në Itali

Publikuar

Qytetarët kanë qenë të ashpër në komente, ndaj kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me aktivitetin e tij politikë në Shqipëri, gjatë këtyre ditëve të fundit, duke lenë, siç kanë shkruar ata Kosovën pas dore dhe rrjedhimisht duke injoruar situatën politike dhe shëndetësore në Kosovë.
Komentuesit gozhdojnë Kurtin. I thonë qeverisë më Kosovën!
“Nuk e ke nis mirë mandatin. Nga Perëndimi e kam dhen votën për ty për ndryshime në Kosovë e për një qeverisje ndryshe, ka 3 dite që vetëm për Shqipëri dëgjoj lajme. Pas fitores së VV-së në zgjedhjet 14 Shkurtit është rehatia dhe fillimi i një gjumi të Albin Kurtit i ngjashëm me atë të Shpend Ahmetit në Prishtinë”, këto janë disa nga reagimet që votuesit i kanë shkruar Kryeministrit Albin Kurti, në një postimin të tijin në profilin e tij në Facebook, e në të cilin flet për zhvillimet në Shqipëri. “Albin nga Perendimi e kam dhan voten per ty per ndryshime ne Kosove e per nje qeverisje ndryshe,ka 3 dite qe vetem per Shqiperi ndegjoj lajme nga qeveria qe ti je Kryeminister, jo qe nuk me interesojn edhe ndryshimet per te mir ne Shqiperi po te lutem koncentrohu ne punet qe te presin ne Kosovë. Fillimin qeverises e keni filluar jo mir, jo qe esht mendim vetem i imi por edhe i shum votuesve te kesaj qeverie. Shnet”, ka shkruar një tjetër qytetarë në profilin e kryeministrit Kurti.
Komentuesit gozhdojnë Kurtin. I thonë qeverisë më Kosovën!
Deri sa ky i ka kërkuar kryeministrit Kurti të përqendrohet në punët e Kosovës, një tjetër qytetare, ka kërkuar nga kryeministri që siç ka thënë ajo të zgjohet nga gjumi. “Ne gjendjen qe eshte Kosova edhe 24h ore pune ne 7 dite te javes jane pak e le ma mu merr edhe me Shqiperi. Por nje gje qe e kam vrejt pas fitores se VV-s ne zgjedhjet 14 Shkurtit eshte rehatija dhe fillimi i nje gjumi te Albin Kurtit i ngjajshem me ate te Shpend Ahmetit ne Prishtine per shkak se qytetaret ia dhane privilegjin qe te kete konforin e mbi 50% te perkrahjes, por kujdes se ky popull tanime ndryshoh tmerresisht shpejt mendim dhe vote !!! ( Kjo verejtje nuk vlene per militantat sy e vesh mbyllun)”, ka shkruar një qytetare. Nuk e kemi Kosovën, Zvicër që me dal në vendet tjera, i shkruan një qytetar tjetër Kurtit në profilin e tij në Facebook. “Albin kemi votu per ty me Qeveris Kosoven! Ktheju punes e vemendjen ne Kosove per ata te kemi votu! Nuk e kemi Kosoven hale Zvicerr qe me dal ne vende tjeter! Normal krejt jemi per shqiperin e madhe ama. Kur Kosova bohet e fort e madhe ateher ska kush qe e ndal as bashkimin! Keq e ke fillu ket mandat po inshAllah e perfundon mir se shume shpejt shkojn 4 vjet! Pershendesim nga diaspora 🇩🇪🇽🇰”, ka shkruar ai. Komentuesit i kanë reaguar kryeministrit Kurti në postimit ku tregon se kryetar i Lëvizjes, bashkë me kandidatët Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, të marrë pjesë në një takim me komunitetin shqiptar në Itali “Mbrëmë, pata kënaqësinë, si kryetar i Lëvizjes, bashkë me kandidatët Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, të marrë pjesë në një takim me komunitetin shqiptar në Itali. Në këtë takim virtual erdhën shumë shqiptarë të Italisë, e ndër të cilët Giorgio Rubolino nga “Diaspora 91-19”; Marian Bjeshkëza nga “AssoAlbania”; Petrit Aliaj nga “Federazione Nazionale Associazioni Albanesi Italia” (FNAI); Alba Kepi, gazetare; Rozi Dako, psikologe etj. Takimi u moderua nga aktivisti i VETËVENDOSJE!-s në Itali, Erald Korra”, ka shkruar Kurti.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021