fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kolona dhe pritje të stërzgjatura në Merdare

Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon deri në dy orë ndërsa dalja deri në 2 orë e 40 minuta.

Publikuar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se radha e mjeteve që presin në hyrje dhe dalje tashmë është një kilometër. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon deri në dy orë ndërsa dalja deri në 2 orë e 40 minuta.

Pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë mbetet pika e dytë më e frekuentuar. Pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në një orë ndërsa radha e mjeteve është 50 metra.

Në pikë kalimin kufitar në Muçibabë radhë vihen re vetëm në dalje ku kolona e mjeteve është 500 metra ndërsa pritjet deri në 30 minuta.

Pikë kalimet e tjera kufitare si Vërmicë, Jarinje e Mutivodë kanë më pak fluks dhe pritjet nuk kalojnë më shumë se 15 minuta.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021